Sulmohet me gurë autobusi me kosovarë në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmohet me gurë autobusi me kosovarë në Mal të Zi

Sulohet me gurë dhe sende të forta autobusi me turistë shqiptarë në qytetin Beranë të Malit të Zi.

Autobusi me turistë po kthehej nga Kolashini, ku kishin shkuar për ski. Pjesa më madhe e këtyre turistëve është nga Peja e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Lajmin e bëri të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Advertisement

 

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy