minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Sundimi i ligjit”/ Sekuestrohen rreth 57 mijë euro në Berat, prangoset 31-vjeçari dhe procedohet i ati - Struga.info


“Sundimi i ligjit”/ Sekuestrohen rreth 57 mijë euro në Berat, prangoset 31-vjeçari dhe procedohet i ati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sundimi i ligjit”/ Sekuestrohen rreth 57 mijë euro në Berat, prangoset 31-vjeçari dhe procedohet i ati

ijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga to.

 

Policia e Beratit ka sekuestruar rreth 57 mijë euro që dyshohet se vinin nga veprimtari kriminale. Paratë u sekuestruan gjatë kontrollit të banesës së një 31-vjeçari, tanimë i prangosur.

 

Advertisement

Po ashtu janë sekuestruar 5 monedha ari, 1 armë gjahu si dhe një pajisje metalkërkuese.

 

“Për to u vu në pranga shtetasi D. V., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin B. V., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Kutalli”, njofton policia.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy