Surpriza nga moti/ Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surpriza nga moti/ Vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit

Kete te marte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në zhvillim.

 

Advertisement

Në momentin e zhvillimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Perkohësisht në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.                    

 

Temperaturat parashikohen:   në zona malore 15 deri 30°C, në zona e ulëta 16 deri 35°C dhe në zona bregdetare 17 deri 33°C.

 

Advertisement

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të jenë më tepër të përqëndruara përgjatë pjesës perëndimore dhe relievet malore.

 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në orët e mesditës deri ato të pasdites.

 

Advertisement

Sa i përket Kontinentit Europian, vendet skandinave, europa perëndimore dhe ajo lindore do të ndikohen nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të pakta e vranësira deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve.

 

Pjesa tjetër e kontinentit pritet të ketë mot të qëndrueshëm ku do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy