Surpriza të motit në fundjavë/ Stuhi dhe dëborë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Surpriza të motit në fundjavë/ Stuhi dhe dëborë

Të gjithë ata që menduan se dimrin e kemi lënë pas, e kanë gabim.

Sipas parashikimeve të sherbimit meteorologjik ushtarak edhe pse zyrtarisht pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Që të shtunën, raporton Vizion Plus, pritet të ketë reshje te dendura shiu, stuhi dhe dëborë në lartësitë deri në 600 metra.

 

Advertisement

Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.

 

E njëjta pamje do të jetë edhe për ditën e dielë.

 

Advertisement

E njejta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta reshje shiu me itensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndrësa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy