Tabaku: 250 familje të izoluara për një urë në Zall-Bastar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku: 250 familje të izoluara për një urë në Zall-Bastar

Ish deputetja e partise demokratike Jorida Tabaku ishte sot ne zonen e Zall Bastarit ne Tirane.

Ajo tha se investimet mungojne e per pasoje nxenesit kalojne ne mes te ujit per te shkuar ne shkolle.

 

JORIDA TABAKU

Advertisement

 Këtu ndodhemi në Zallbastar, ku pothuajse 250 familje janë bllokuar, sepse investimet janë në nivele po them parahistorike. Sot të sëmurët sillen nëpër këtë urë për të kaluar, sot nxënësit kanë ecur në mes të ujit për të arritur në shkollë në pjesën tjetër të fshatit. Janë banorë të Tiranës por janë të harruar në tiranë, janë banorë të harruar nga qeveria, të përdorur politikisht vetëm sa herë I nevojiten për vota Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Ka ardhur koha që t’i themi mjaft përdorimit politik, ka ardhur koha tu themi mjaft qeveritarëve qe vetëm abuzojnë më paratë e shqiptarëve qe shkojnë për dreka e darka e udhëtime dhe nuk shpenzojnë as 1/10 e atyre fondeve për të investuar për tu siguruar kushte minimale jetese qytetarëve. Nuk ka pse të këtë Shqipëria qytetarë të dorës së dytë, nuk ka pse të këtë Tirana qytetarë të dorës së dytë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy