Tabaku: Basha e shkuara e PD, shohim të ardhmen përtej interesit personal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku: Basha e shkuara e PD, shohim të ardhmen përtej interesit personal

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përforcuar qëndrimin e saj duke thënë se PD duhet të del e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Para gazetarëve, Tabaku theksoi se në situatën e krijuar askush nuk duhet të shohë interesin personal.

 

Ajo bëri një thirrje dhe për kolegët demokratë duke i ftuar të paraqesin një alternativë serioze për shqiptarët.

‘S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçëse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim pjesën tonë personale”, tha Tabaku.

Advertisement

 

Tabaku e konsideroi Bashën si e shkuara e kësaj force politike, ndaj duhet parë nga e ardhmja.

 

“Si qytetarë si anëtarë e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e PD-së. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!”, tha Tabaku.

Advertisement

 

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha vijon retorikën e ashpër ndaj grupi “Alibeaj”. Ky i fundit ka ftuar demokratët që të bashkohen në betejën e radhës elektorale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy