Tabaku: Për herë të parë, pas 12 vjetësh kemi thyer një bastion të majtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku: Për herë të parë, pas 12 vjetësh kemi thyer një bastion të majtë

 

Drejtuesja politike e Tiranës për Partinë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur përmes një deklarate se pas 12 vitesh tashmë, Partia Demokratike dhe LSI kanë thyer një bastion të majtë.

Duke u referuar procesit të numërimit në degën numër 2 në Tiranë, Tabaku shprehet se qëndrojnë para Partisë Socialiste me pothuajse 400 vota.

 

Advertisement

Jam këtu në degën numër 2, në shkollën “Hoxha Tahsin”, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy