Tabaku: Po merret borxh për projekte korruptive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku: Po merret borxh për projekte korruptive

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk është aspak e surprizuar nga vendimi i qeverisë për të ndryshuar për herë të katërt buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normative.

 

Në një intervistë për gazetaren Rajmonda Lajthia, për “E-ZONE” në “Vizion Plus”, Tabaku tha se u duk që në krye të herës që ky ishte një buxhet elektoral.

 

Advertisement

“Që kur u miratua buxheti në fund të vitit të shkuar dukej qartë që nuk ishte një buxhet vjetor, por për qëllime elektorale. Nuk merrte parasysh vaksinimin, pandeminë. Ishte e qartë që pas prillit buxheti do të rishikohej sepse hapësira fiskale ashtu siç ishte e programuar, ishte e hartuar për 4 muaj, jo realist, pa vizion, elektoral dhe koprruptiv. Përdorimi i akteve normative për ndryshiminb e buxhetit është kthyer në rregull dhe është kthyer në normalitet. Kjo tregon paaftësinë e qeverisë për të planifikuar, për të menxhuar financat publike.”

 

Duke përmendur Unazën e Re të Tiranës apo Teatrin Kombëtar, Jorida Tabaku tha se borxhi po merret për projekte korruptive.

 

Advertisement

“Projektet kanë lidhje o me një aferë korruptive, o me një aftësi të munguar menaxheriale me një arrogancë të jashtëzakonshme në qeverisje. Ju përmendët Unazën e Re të Tiranës, që është projekti e një projekti korruptiv. Tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme janë rritur kostot. Përmendët ujësjellësat, teatrin, edhe kjo është përsëri e njëjta çështje. Nuk janë çështje prioritare, nuk ishte prioritare prishja e teatrit. Çështja e ujësjellësave, një keqmenaxhim i jashtëzakonshëm, punësim militantësh, rritje e çmimit të ujit, pa ofruar cilësinë e ujit. Projektet ose nuk janë prioritare, ose ka lidhje me probleme të qeverisë për të realizuar projektet ashtu siç duheshin bërë. Është një kosto e madhe për buxhetin e shtetit dhe për çdo qytetar.”

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy