Tabaku  publikon faturat e energjisë së biznesit: Është rritur çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku  publikon faturat e energjisë së biznesit: Është rritur çmimi, qeveria të pezullojë pagesat për PPP-të

Në diskutimin për aktin normativ që po diskutohet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD Tabaku u shpreh se Akti Normativ duket i cunguar sidomos në një situatë kur gjasat janë që kriza të përkeqësohet.

 

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin mbi të gjitha për rritjen e çmimit të energjisë elektrike pa një vendim të duhur.

 

Advertisement

“Unë kam fatura të bizneseve që paguajnë më shtrenjtë dhe çmimi nuk është rritur me një vendim të institucioneve përkatëse. Si mund të ndodhë kjo? Ju pretendoni që nuk keni rritur çmimin por e vërteta qenka ndryshe.”

 

Tabaku theksoi se qeveria duhet të pezullojë pagesat për PPP-të.

 

Advertisement

“Nuk e kuptoj përse qeveria shqiptare nuk pezullon pagesat për PPP-të në një kohë krize meqënëse jemi në një periudhë dhe në një moment kohor ku kemi një situatë luftë dhe krize. Pra kemi kushtet që buxheti duhet të fokusohet pikërisht tek qytetarët”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy