Tabaku takim me Sorecën, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe lufta kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku takim me Sorecën, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe lufta kundër korrupsionit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takua ditën e sotme me kryetaren e komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku. Në fokus të diskutimit të tyre ishin temat e nxehta që lidhen me çështjet kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit.

 

Pas fjalimit të gjendjes së Unionit të Presidentes Von Der Leyen ku ajo mbështet idenë e zgjerimit të BE-së duket se prioritare për politikën shqiptare do duhet të jetë ri-energjizimi i proceseve integruese dhe mos devijimi nga standartet e vendosura nga BE.

 

Advertisement

Në takim deputetja demokrate Tabaku vlerësoi vullnetin politik të Presidentes Von Der Leyen në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu edhe për integrimin e Ukrainës. Më tej ajo shtoi se qeveria shqiptare duhet të ketë angazhime serioze për të mos u investuar në projektligje që janë shqetësim për vendin dhe gjithashtu edhe Brukselin. Ajo e vuri theksin në angazhimin e qeverisë për Amnistinë Fiskale që jo rrallë është marrë publikisht nga mazhoranca dhe që përbën një vijë të kuqe të BE dhe Partisë Demokratike.

 

Fokus të veçantë për të dyja palët kishte dhe ligji i ri për Rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, ndryshuar me nismën e znj Tabaku, ku përforcohej edhe më shumë roli i parlamentit. Një përpjekje, siç e shpjegoi ajo, që qytetari shqiptar të përfitojë realisht nga një proces që duket shumë teknokrat kur në fakt është një proces për shqiptarët.

 

Advertisement

Një temë e diskutimit ishte dhe ajo e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, që sipas zonjës Tabaku është dëshmi e një shteti që është disfunskional. Ajo vuri në dukje se të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve dolën në skemën e famshme të Patronazhistëve ndërkohë që të dhënat e targave, pagave dhe sulmi iranian kibernetik demonstruan probleme që bëjnë fajtor qeverinë. Sipas saj skandali TIMS me të dhënat personale është një nga ato probleme që prekin thellë besueshmërinë e qverisë sonë dhe institucioneve shqiptare, ndaj kërkoi që të shtohej kërkesa për implementimin e GDPR. Një kërkesë që tanimë kërkohet dhe nga raporti i progresit.

 

Me shqetësim znj Tabaku foli edhe në lidhje me fondet IPARD që në fakt janë dëshmi e një situate problematike në raport të integritetit të vendit tonë në sytë e familjes Europiane. Në planin e komisionit që ajo drejton, u shpreh deputetja demokrate, do jetë në fokus një analizë dhe një dëgjesë e gjatë publike me manxhimin e këtyre fondeve nga AZHBR.

 

Advertisement

Në takim zonja Tabaku u shpreh pozitivisht për SPAK pasi ka mundur të tregojë se mund të godasë në nivele të larta qeveritare dhe tek krimi i organizuar që shpesh është më i vështirë për t’u goditur në kushtet e Shqipërisë. Goditjet e SPAK, sipas deputetes demokrate, jo vetëm detyruan kryeministrin të bëjë ndryshime jetike në qeveri por edhe në forcën e tij politike. Deputetja Tabaku u shpreh se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë heqja dorë e politikës për të ndikuar në drejtësi dhe kjo duhet të vazhdojë për të qenë një vijë e kuqe që nuk duhet tejkaluar.

 

Ajo u shpreh e bindur që njohjet dhe dija e z. Soreca në lidhje me Shqipërinë është një mundësi e mirë që ai të jetë një zë i rëndësishëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Ku një interes të veccantë ka dhe Reforma Zgjedhore që konsiderohet nga shumëkush si një tjetër reformë jetike për shqoërinë shqiptare. Ndaj sipas deputetes demokrate vëmendja e tij duhet të jetë aty gjithashtu.

 

Advertisement

Një falenderim z. Soreca e morri edhe për mbështetjen e komisionit hetimor të inceneratorëve, përfundimet e të cilit jo vetëm ngritën në një tjetër nivel rolin e kuvendit dhe rëndësinë e tij por edhe i dhanë mundësi SPAK të nisë zbërthimit e një skeme korruptive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy