Takimi me Sunak/ Rama: Kemi bashkuar forcat për të goditur rrjetet kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Sunak/ Rama: Kemi bashkuar forcat për të goditur rrjetet kriminale

Retorika politike e zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe shqetësimi për emigrantët e paligjshëm ishin fokusi i takimit të kësaj së enjteje të kryeministrit Rama me homologun e tij, Rishi Sunak.

 

Nga pamjet e publikuara, Rama i shpreh kryeministrit britanik angazhimin e vendit tonë në luftën e goditjes së këtij fenomeni.

 

Advertisement

“Sic e dini kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historikë të mermertë. Kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien në grupin e këtyre rrjeteve”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, Rama shprehet se shqiptarët nuk personifikohen vetëm nga ‘djali që vjen me gomone’. Kryeministri nuk nguroi që t’i jepte homologut të tij, Rishi Sunak shembuj konkretë të shqiptarëve që mbartin vlera dhe jetojnë e veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Advertisement

“Ashtu siç djali që vjen me një gomone nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa është emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, këndojnë dhe punojnë për ju. Duam të sigurohemi që komuniteti ndihet i sigurtë dhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për të fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë jemi më shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë.  Ndjej se ka angazhim serioz nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën bashkë me ju. Dua t’ju fitoj në Tiranë se asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që prej kohës së Winston Churchill”, tha Rama.

 

 

Nga ana tjetër emigrantët shqiptarë presin një zgjidhje pas këtij takimi të kryeministrit të atdheut të tyre me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Gazetari Elsid Halili për Vizion Plus deklaroi se ligji për dëbimin e emigrantëve ka shqetësuar shqiptarët të cilët jetojnë e veprojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe. Gazetari Elsid Halili shtoi se shqiptarët kërkojnë të integrohen në shoqërinë e vendin ku po japin edhe kontributin e tyre.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy