Taulant Balla flet për vrasjen e policit në Fier, thirrje autorit: Dorëzohu!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taulant Balla flet për vrasjen e policit në Fier, thirrje autorit: Dorëzohu!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla foli lidhur me vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra mesditën e sotme me armë zjarri nga Azgan alias Asllan Mernica, i cili është ende në arrati.

Për këtë ministri Balla tha se Forcat e Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e tij, ndërsa i bëri thirrje që të vetedorëzohet.

Balla: Nxis policinë e shtetit që të bëjë gjithçka për arrestimin një orë më parë të autorit. Do bëjmë gjithçka që të ngulitet mirë në këtë vend që është e papranusheshme të ngresh dorë ndaj punonjësit të policisë, aq më rëndë të drejtosh armën. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Kam besim te Forcat e Policisë se Shtetit dhe RENEA. Dua ti bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet.

Advertisement

Efektivi i policisë u vra me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Dyshohet se shkak  i ngjarjes është bërë sherri mes viktimës dhe autorit për një vend parkimi.

Krimi i rëndë  ndodhi reth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet se sherri mes efektivit të policisë dhe autorëve nisi për një vend parkimi.

Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia më herët.

Advertisement

Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për asrye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.

Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.

Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

Advertisement

Policia ka vendosur në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion rreth vendndodhjes së tij.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.

Policia fton qytetarët që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112 dhe i garanton anonimitet.

“Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet më tej.

Advertisement

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./vizionplsu.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy