Të dhënat e publikuara nga hakerat/ Reagon Policia: Sistemi MEMEX nuk është prekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dhënat e publikuara nga hakerat/ Reagon Policia: Sistemi MEMEX nuk është prekur

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të të dhënave të tjera të qytetarëve të dyshuar për ngjarje të ndryshme nga hakerat e sponsorizuar nga Irani.

 

Të dhënat u publikuan këtë të hënë në mëngjes, ndërsa policisë iu deshën disa orë për të bërë reagimin.

 

Advertisement

Në reagim thuhet se trë dhënat e publikuara nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit poliecor MEMEX.

 

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Advertisement

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy