Të dielën ceremonia e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri Bajram Begaj, ja programi i plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të dielën ceremonia e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri Bajram Begaj, ja programi i plotë

Të dielën më 24 korrik 2022, në ora 19:15, në Presidencë, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit në detyrë Ilir Meta, publikoi programin e të gjithë ceremonisë se marrjes së detyrës nga kreu i ri i shtetit.

Advertisement

Më poshtë programi i plotë i ceremonisë:

18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve

Advertisement

19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë

19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë

19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi

19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Advertisement

19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.

19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta

19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë

Advertisement

20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy