minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të fshehura në fugon, sekuestrohen 16 mijë euro të padeklaruara në Vlorë - Struga.info


Të fshehura në fugon, sekuestrohen 16 mijë euro të padeklaruara në Vlorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të fshehura në fugon, sekuestrohen 16 mijë euro të padeklaruara në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar 16 mijë euro të padeklaruara. Mësohet se paratë i janë gjetur një 37-vjeçari të fshehura në automjetin e tij.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P”, njofton policia.  

 

Advertisement

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy