Të gjithë kosovarët drejt Shqipërisë/ Radhë kilometrike në Morinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjithë kosovarët drejt Shqipërisë/ Radhë kilometrike në Morinë

Radhë kilometrike që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar.

 

Pala shqiptare po punon me procedurë të pershpejtuar e me tetë sportele, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike. Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.

 

Advertisement

Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas të Kosovës e vende të tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, tri herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

 

Kujtojme se java e parë e gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetasve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy