Të gjithë me sytë nga Vizion Plus/ Sot finalja e madhe e “Këngë Moj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjithë me sytë nga Vizion Plus/ Sot finalja e madhe e “Këngë Moj”

Superproduksioni muzikor më i ndjekur “Këngë Moj” që për 11 javë mbajti të mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus të gjithë të apasionuarit pas muzikës, mbërrin këtë të martë në natën finale.

Rrugëtimi i gjatë, me plot emocione në arkivin e pasur të muzikës shqiptare do të përmbyllet me performanca të veçanta mes emrave të njohur të muzikës Shqiptare dhe 11 interpretuesve të rinj të përzgjedhur përgjatë 11 netëve në një minikonkurs.

Edhe kjo natë do të sjellë këngë të njohur, por ndryshe nga herët e tjera, ajo do të kurorëzohet me një fitues.

 

Advertisement

KLEA HUTA

MODERTAORE

Do të kemi një natë pa një tematikë siç kanë qenë netët e tjera të “Këngë Moj” ku kemi pasur një tematikë për këngët shqiptare.

Është nata e talenteve të reja dhe në fund do të shpallet fituesi se cili do të kryesojë me titullin e fituesit “Këngë Moj”. Kam marrë shumë feedback nga publiku jo vetëm për veten time. Të gjithë kemi bërë një punë shumë të mirë dhe këtë e them me shumë modesti dhe shpresoj shumë në rikthimin e dytë që patjetër do të rikthehemi shumë shpejt.

Advertisement

 

 

Emocionet janë të mëdha jo vetëm për konkurrentët, por edhe për ata që janë tashmë të afirmuar në skenë.

 

Advertisement

ROSELA GJYLBEGU

KENGETARE

Ka emocione sepse sigurisht që unë jam në rolin e mbështetëses këtë natë dhe kam një lloj përgjegjësie ndaj Arlisës. Është përzgjedhur një njëmbwdhjetshe  shumë e mirë talentesh të rinj premtues për të ardhmen dhe kjo është me e rëndësishmja.

 

Advertisement

Edhe këtë të martë do të udhëtojmë me këngët qytetare dhe do të shijojmë performanca të veçanta.

 

“Këngë Moj nëpërmjet muzikës preku traditën dhe historinë e këngëve shqiptare të çdo krahine, duke sjelle çdo të martë mbrëma disa prej hiteve. Por rrugëtimi nuk do të mbarojë këtu, pas një pushimi të shkurtër do të rikthehemi sërish për të zbuluar të tjera perla të muzikës shqiptare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy