“Të hapen kamerat”/ Shpërthen Tavo: Emigrantët që votojnë PS, nuk qëndruan në karantinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka denoncuar në Prokurori përfaqësues të Partisë Socialiste dhe oficerë të policisë kufitare, pasi sipas tij po lejojnë që emigrant të cilët votojnë Partinë Socialiste të votojnë PS-në, edhe pse nuk kanë qëndruar dy javë në karantinë.

 

Në një deklaratë për mediat, Tavo tha se policia kufitare po tregohet selektive në zbatimin e aktit normativ të dalë më 21 prill, i cili detyron çdo emigrant që vjen nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut që të qëndrojë për dy javë në karantinë, duke ju mohuar kështu mundësia për të votuar.

Sipas Vangjel Tavos, mes emigrantëve që nuk po qëndrojnë në karantinë është edhe një anëtare e komisionit të Qendrës Zgjedhore. Ai kërkoi të hapen kamerat e sigurisë dhe të kontrollohet sistemi TIMS.

Advertisement

 

Sapo denoncova në prokurori, disa raste të kalimit të kufirit dhe të mos zbatimit nga ana e policisë të të njëjtave rregullave që zbatohen për të gjithë qytetarët për karantinimin sipas aktit normativ që ka dalë më 21 prill. Pra kemi një trajtim të diferencuar të qytetarëve që kalojnë kufirin ndërkohë që ata që vijnë për të votuar rilindjen, lejohen që të kalojnë, nuk kontrollohen nga policia. Jo vetëm që nuk kontrollohen dhe lejohen të votojnë por denoncova dhe një rast që është anëtarë e komisionit të qendrës së votimit. Policia kufitare, por jo vetëm pjesa tjetër që është përgjegjëse. Kemi një trajtim të diferencuar, njerëzit që kanë ardhur për të më votuar mua jo vetëm që janë shoqeuar në shtëpitë e tyre, dhe u është dhënë paralajmërimi disa herë, dhe janë kontrolluar disa herë. Katër persona kanë kaluar në makinën e kandidat për deputet të Rilindjes, personi anëtare e KQV, kaluese e kufirit , u mor në Kakavijë nga kryetari i Bashkisë së Dropullit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy