Të hënën nis shkolla/ Nxënësit në klasa me turne, jo mësim online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të hënën nis shkolla/ Nxënësit në klasa me turne, jo mësim online

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisin të hënën vitin e ri shkollor fizikisht në klasa. Janë 53 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me dy turne me orar të shkurtuar, 47 të tjera normalisht me një, ndërsa 22 shkolla do të funksionojnë me katër nënturne. Ndërsa është përjashtuar mësimi online.

 

ERJETA ALHYSA

 

Advertisement

DREJTUESE E ZYRES VENDORE ARSIMORE

 

 Skenari i pare eshte qe shkollat do jene me një turn dhe orët mësimore 45 minuta.

 

Advertisement

Skenari i dyti eshte qe te kemi klasa në dy grupe: grupi i parë 08:00-11:15 dhe grupi i dytë 11:45-15:00.

 

Ndërsa 22 shkolla janë me 4 nënturne: grupi i parë 08:00-10:45 dhe i dyti 11:00-13:45

 

Advertisement

Kurrikula mësimore e këtij viti shkollor sipas drejtuesve arsimorë do të zbatohet normalisht.

 

Ndërsa përsa i përket masave anticovid, ato janë detyrim për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet arsimore.

 

Advertisement

E një ndër kushtet që mësimi të zhvillohet fizikisht është vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit.

 

Për herë të parë këtë vit do të futet në programin mësimor gjuha angleze që në klasën e parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy