
Pas mjekëve dhe punonjësve të spitaleve Covid , të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe punonjësit e institucioneve do të jenë prioritet në fushatën e vaksinimit e cila pritet të nisë sapo të mbërrijë sasia e parë e dozave të vaksinës Pfizer në fillim javën e tretë të janarit.
ERIDA NELAJ
PROGRAMI KOMBETAR I VAKSINIMIT, ISHP
Advertisement
Të parët që do të vaksinohen janë ata në shtëpitë e të moshuarve, pastaj do të fillojë me grupet e prioritizuara mbi 75 vjeç, të sëmurët kronikë. Më vonë mjekët e familjes do të përfshihen për të bërë njoftimin tek pacientët e tyre për datën e marrjes së injeksionit. Mësuesit dhe policët i kemi patur prioritet në fushatën e vaksinimit ndaj gripit, dhe do të jenë sërish grup që do ta marrin vaksinën, por jo në grupet prioritare, sapo të vijë dozat e tjera. Ata që punojnë në institucione pra që kanë rol kyç në funksionimin e shtetit në përgjithësi.
Por ka edhe kategori që nuk do ta marrin vaksinën.
Gratë shtatzëna nuk janë bëtë pjesë e studimeve, dhe meqë nuk ka të dhëna, me të drejtë nuk do t’i vaksinojmë.
Ekspertja vëren se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin, këshillohet që të vaksinohen për një imunitet sa më të gjatë.
Ndërkohë, gjatë 4 ditëve të vaksinimit janë bërë 260 injeksione, 70 prej të cilëve vetëm ditën e sotme.