
Kryetari I partise demokratike Sali Berisha ftoi te gjithe qytetaret ti bashkohen opozites ne protesten e të shtunës, kunder qeverise.
Gjate nje konference per mediat, Berisha deklaroi se kjo proteste zhvillohet kunder korrupsionit, çmimeve te larta, kunder nje mazhorance që po detyron te rinjte te largohet e kunder një qeverie që nuk respekton voten e lirë.
SALI BERISHA
KRYETAR I PD
Advertisement“Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.”
Kreu i PD, Berisha preferoi te mos jape detaje per skenarin e protestes por paralajmeroi se nuk do te jete tubimi i vetem qe do te organizoje opozita.
“Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë.”
Berisha ftoi ne proteste te gjithe demokratet, aleatet e PD dhe shoqerine civile, duke perjashtuar vetem nje politikan.
“Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme.”
Ndersa akuzoi qeverine per korrupsion, Berisha u ndal tek çështja e inceneratoreve, kete here duke kritikuar veprimet e prokurorise se posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Sipas Berishes mbyllja e hetimeve për Elbasanin duke ngritur akuza vetem per ish-ministrin Koka, është akt kriminal.
“SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit. Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt.”
Sipas Berishes dosja e inceneratoreve nuk mund të mbyllet pa vënë para përgjegjesise kryeministrin Rama, sekretarin e pergjithshem te Kryeministrise, e kreun e bashkise së Tiranes Veliaj.