Të përmbyturit: Uji na shkatërroi/ Banorët e fshatrave në Shkodër apel për ndihmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dajçi është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës pas njësisë administrative Ana e Malit.

Ndonëse niveli i ujit ka filluar të bjerë, për banorët e fshatit Suka-Dajç dëmet e shkaktuara në të mbjella janë kolosale. Ata thonë per Vizion Plus se ndihen të pafuqishëm përballë kësaj situate.

LUÇE MAZIJA

Advertisement

BANORE E FSHATIT SUKA-DAJÇ

S’është interesuar kurrkush për ne. as ujë për të pirë s’kemi pasur. Për ne ka mbaruar çdo gjë këtu. Këtu kemi shpresa vetëm tek zoti se tjetërkund s’kemi shpresa. Këtu s’është jetesë më. Këtu nuk mund të jetojmë. Këto tokat që rrinë në ujë të paktën qeveria të na japë asistencë. Sepse prej 2010-ës janë duke u përmbytur vit pas viti. Dëmet për sivjet askush sa ardhur për ti parë.

MIRASH REZAJ

Advertisement

BANOR i FSHATIT SUKA-DAJÇ

Këtu është moçal. Gruri jonxha kanë 40 ditë nën ujë, ka mbaruar çdo gjë. Tani na është bërë dëm të na dëmshpërblejnë. 

Advertisement

KOLË MAZIJA

KRYEPLAK FSHAITI SUKA-DAJÇ

Dëmet kanë qenë kolosale. Të gjitha të mbjellat që kanë pasur njerëzit kanë dalë zero. 

Advertisement

Dëme të shumta nga përmbytjet janë shkaktuar edhe në fshatin Belaj, ku qindra bimë dekorative janë dëmtuar nga prezenca e ujit.

 

BROZ PJETRANI

BANOR I FSHATIT BELAJ

Advertisement

Kam katër hektarë tokë. Pothuajse ka mbi 30 ditë që janë nën ujë. Pemët dekorative siç e shihni dhe vet e kanë ndërprerë vegjetacionin janë totalisht të thame. Është një kulturë që është përherë me gjelbërim të përhershëm

Sipas shtabit të emergjencave, rreth 3000 hektarë tokë bujqësore vazhdon të jetë e përmbytur, ndërsa janë evakuuar mbi 10 familje pasi banesat e tyre janë përfshirë nga uji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy