Të premten mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të premten mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Ashtu sikurse ishte planifikuar këtë të premte do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës.

 

Ishte vetë kryeministri Rama që rikonfirmoi takimin e përbashkët qeveritar.

 

Advertisement

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në qytetin e Elbasanit.

 

Ajo, jo më kot është programuar për tu mbajtur të premten e 25 nëntorit, datë që përkon me festat më të rëndësishme kombëtarët për të gjithë shqiptarët kudo janë.

 

Advertisement

 

 “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”- shkruan Rama në postimin e tij në facebook, postim të cilin e shoqëron me flamujt e dy vendeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy