Të punosh duke qënë në burg/ Me ligjin e ri, të dënuarit fitojnë të ardhura për veten dhe familjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të punosh duke qënë në burg/ Me ligjin e ri, të dënuarit fitojnë të ardhura për veten dhe familjen

Ky është Kastriot Ramazani, një prej të burgosurve që po vuan dënimin në burgun e Durrësit. Prej një viti e gjysmë ai ndodhet në qeli pasi është dënuar për vjedhje me 8 vite.

 

Kastrioti tregon se nga muajit tetor ka filluar punë në kuzhinën e burgut. Me ligjin e ri, ai do të përfitojë edhe një pagesë mujore.

 

Advertisement

 

KASTRIOT RAMAZANI

I DËNUAR

 

Advertisement

Do më ndihmojë paga për fëmijën tim të ushqehet. Bashkëshortja është e papunë. Unë jam këtu prej një vit e gjysmë burg për vjedhje. Punojnë si unë dhe të tjerë. 75 mijë lek në muaj.  Aq sa të mos rrinë pa bukën e gojës.

 

Në burgun e Durrësit, deri më tani kanë filluar punë 15 të dënuar. Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në total janë parashikuar të punësohen 380 të burgosur në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit.

 

Advertisement

ULSI MANJA 

MINISTER I DREJTESISE

 

Është një program ambicioz. Ligji i ri tashmë jo vetëm në ambientet e IEVP, por dhe sektorin privat. 200 në burgun e Fierit me sektorin privat, jemi në diskutime. Po ashtu edhe 70 të dënuar në Reç. Dhe në total 380 të dënuar deri në fund të vitit të punësuar. Sigurisht nëse deri dje i zbriteshin ditët e dënimit, me ligjin e ri të gjithë të dënuarit do të paguhen.

Advertisement

 

Të dënuarit që do të punojnë brenda administratës së burgjeve do të paguhen me 25 përqind të pagës, kurse ata që do të bëjnë punë në bashkëpunim me sektorin privat do të marrin pagën minimale.

Nga ky ligj përfitojnë vetëm të dënuarit me vendim të formës së prerë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy