Të rinjtë punësohen jashtë profilit/ Ekspertët: Mungon përshtatja me nevojat e tregut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinjtë punësohen jashtë profilit/ Ekspertët: Mungon përshtatja me nevojat e tregut

Rreth 80% e të rinjve shqiptarë janë të punësuar jashtë profilit të studimeve që kanë kryer. Eksperti për karrierën dhe punësimin, Erion Muça, ngre shqetësimin  se studentët nuk orientohen për tregun e punës. Kështu, ata gjejnë një punë ku nuk mund të shfrytëzojnë njohuritë akademike të marra ndër vite.

 

ERION MUÇA

79 përqind e të rinjve në Shqipëri punojnë ose jashtë profilit ose fushës së tyre ose në një profit të afërt ,në investimin që kanë bërë tek vetja. Është mungesa e orientimit dhe shoqërimit të duhur aty ku ka shumë nevojë tregu në ato pozicione ,aty është shansi më i lartë që të punësohen.

Advertisement

 

 

Muça shton se të rinjtë duhet të integrohen në profesionin që synojnë që kur nisin studimet, dhe jo pasi marrin diplomën.

 

Advertisement

 

ERION MUÇA

EKSPERT KARRIERE DHE PUNËSIMI

 

Advertisement

Degët e inxhinierisë përfshirë dhe të teknologjisë dhe informacionit  kanë mundësi shumë të mëdha për të punësuar në treg. Shumë të rinj presin diplomimin për tu punësuar ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë në Europë që punojnë që në moshën 16-vjeçare.

 

 

Në rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga 2000 studentë që diplomohen në vit, 80% e tyre arrijnë të punësohen, por shumica jashtë programit te studimit që kane ndjekur. Pedagogu Shpresim Domi e lidh këtë me mungesën e përshtatjes me tregun e punës pas daljes nga auditorët.

Advertisement

 

Referuar një studimi të kryer për “Rininë Shqiptare” në vitet 2018-2019, 48% e të rinjve nuk kanë një punë në bazë të kualifikimeve të tyre dhe 36% e tyre punojnë në vende pune, ku kërkohet një nivel më i ulët arsimi se ai që kanë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy