Të rinjtë u përplasën me efektivët/ Policia në Fier rrëfen ngjarjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të rinjtë u përplasën me efektivët/ Policia në Fier rrëfen ngjarjen

Policia në Fier ka reaguar pas publikimit të një videoje të hënën në të cilën shfaqeshin disa të rinj duke u përplasur me efektivët e Patrullës së Përgjithshme.

 

Në reagim thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”.

Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, 21-vjeçarit A. C., 21 banues në Dërmënas, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë

Advertisement

 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier të riun dhe njoftohet se në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy