“Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA”/ Avdullah Hoti publikon letrën e Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA”/ Avdullah Hoti publikon letrën e Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë në “Facebook”-un e tij letrën që i dërgoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ky i fundit i ka shprehur falenderimet Hotit për pjesëmarrjen në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Nga ana tjetër, Hoti e ka falenderuar Trump për kujdesin e shfaqur për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA!”

Advertisement

“Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA”/ Avdullah Hoti publikon letrën e Trump shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy