
Një person është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi qëlloi me armë gjahu në ajër.
Sipas njoftimit zyrtar, autori ka qëlluar në afërsi të banesës së një personi tjetër.
Bëhet me dije se të dy kishin konflikte me njëri-tjetrin.
“Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv