Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Shkodër.

Sipas burimeve të gazetarit të Vizion Plus, Bepin Kolvata, ka pasur një konflikt mes dy personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar”, konfirmon edhe policia. 

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Advertisement

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy