Të shtëna me armë në Shkodër/ Plumbi përfundon në dritaren e një banese, policia jep detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë në Shkodër/ Plumbi përfundon në dritaren e një banese, policia jep detajet

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

 

Policia në një njoftim për media, bën me dije se pranë  banesës së shtetasit me iniciale P.S është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë, por fatmirësisht pa probleme në njerëz.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.

 

Advertisement

Shkodër/Informacion paraprak

 

Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër.

 

Advertisement

Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

 

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër.

 

Advertisement

Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy