minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, detajet e para - Struga.info


Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, detajet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, detajet e para

Dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjerin në një nga lokalet e qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal, në lagjen “30 Vjetori” në Berat, ku mësohet se ka nisur sherri mes të përfshirëve.

 

Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.

 

Advertisement

Pas kësaj, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat.

 

Po ashtu, policia është duke pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

 

Advertisement

Paraprikisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, 55-vjeçarit Ilir Mamurani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy