Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ 19 vjeçari plagoset aksidentalisht nga i mituri!

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe një 15 vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Postribë ku u raportua se një i ri është plagosur.

 

Mësohet se ka qenë 19 vjeçari ai i cili i ka dhënë pistoletën 15 vjeçarin për të qëlluar në ajër, dhe në momentin që ka tentuar t’ja marrë sërish arma është shkrepur duke e lënë të plagosur vetë 19 vjeçarin S.P i cili po merr mjekimin në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Sipas hetimeve të policisë, arma me të cilën 19 vjeçari lëvizte dhe e përdori për të qëlluar në ajër, ishte pa leje.

 

Njoftimi i policise

 

Advertisement

Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. P., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja nga pakujdesia”.

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore rezultoi se në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë, shtetasi S. P., rreth orës 21:00 të datës 31.12.2022, ka shkuar afër një objekti kulti në fshatin Boks, me një armë zjarri pistoletë me vete, për të qëlluar në ajër.

 

Në këtë vend kanë qenë edhe 15-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë të mitur. Shtetasi S. P. i ka dhënë armën e zjarrit 15-vjeçarit, që të qëllonte edhe ai në ajër.

 

Advertisement

Në momentin që shtetasi S. P. ka dashur t’ia marrë armën 15-vjeçarit, arma është shkrepur aksidentalisht edhe për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi S. P.

 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje shtetasi S. P.

 

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy