Të shtunën klasikja e futbollit shqiptarë/ Vllaznia dhe Tirana duan fitoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtunën klasikja e futbollit shqiptarë/ Vllaznia dhe Tirana duan fitoren

Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia- Tirana është një ndeshje që merr gjithmonë  vëmendje të veçantë.

 

Kjo edhe për historinë, rivalitetin dhe objektivat maksimale që këto dy klube kanë. Bardheblutë vijnë me euforinë e fitores në derbi, çfarë ka rritur edhe më shumë besimin tek lojtarët për të ruajtur të njëjtën vazhdimësi.

 

Advertisement

ORGES SHEHI-TRAJNER I TIRANES

” Edhe para derbit kishim statistika jo të mira, në futboll ka të tashme. Të bëjmë mirë detyrat për të dalë nga ndeshja të buzëqeshur. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, jemi ekip I ri që u formuam këtë vit. Është shumë shpejt për të thënë se do jemi lokomotiva e kampionatit. Shumicën e gjërave duhet t’i bëjmë si në derbi. Nuk jemi perfektë, nga unë I pari si përgatis ndeshjen. Duhet të kemi atë motivim dhe përqendrim si ndaj Partizanit.”

 

Nga ana tjetër shkodranët duhet të harrojnë sa më shpejt humbjen me Kukësin ndonëse sipas teknikut  gjerman Brdaric , ajo ndeshje ka qenë një mësim.

Advertisement

 

THOMAS BRDARIC- TRAJNER I VLLAZNISE

 

” Në futboll gjërat janë të afërta, me Kukësin humbën dy mundësi shënimi të mira dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ajo disfatë ishte një mësim. Nëser Duhet të mbrohemi të gjithë së bashku, sesi të bëjmë presing në zona të caktuara. Kemi përgatitur këtë ndeshje si në sulm apo mbrojtje dhe psikologjikisht. Nesër duhet të jemi trima, Superliga është e vështirë dhe nesër duhet të fokusohemi për më të mirë ”

Advertisement

 

Dueli Vllaznia -Tirana luhet te shtunen në orën 16:45 në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy