“Të uritur” për universitetet e huaja, rritet numri i të rinjve që aplikojnë për tu larguar nga vendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të uritur” për universitetet e huaja, rritet numri i të rinjve që aplikojnë për tu larguar nga vendi

Duke nisur nga muaji janar i këtij viti, universitetet ndërkombëtare kanë hapur aplikimet të cilat vijojnë deri në muajin qershor.

Sipas të dhënave nga agjencia e statistikave të UNESCO, numri  më i madh i të rinjve shqiptarë preferojnë të ndjekin studimet në Itali, Gjermani dhe Greqi.

 “Aplikimet nisin që nga janari çdo vit, interesi është shumë i lartë, studentët nisin përgatitjet e tyre thuajse një vit para për gjuhën. Kanë qenë gjithmonë në krye të listës shkencat kompjuterike dhe kjo prirje është gjithnjë e në rritje. Ka interes të madh për inteligjencën artificiale, inxhinieri software, por nuk mbeten pas edhe degët e mjekësisë.”, u shpreh Evarisa Lajthia, konsulente edukimi.

Në tërësi janë të paktën 14 mijë të rinj që studiojnë në vende të ndryshme të botës për këtë vit akademik ndërsa veçanërisht Gjermania ka shtuar lehtësirat jo vetëm për punonjësit e kualifikuar por edhe për studentët.

Advertisement

“Gjermania, ka tarifa të ulëta akademike që fillojnë nga 200 euro viti, ka universitete shumë të mirëankuara, politika të mira sociale dhe punësimi pas studimeve. Krahas Gjermanisë kërkohet shumë edhe Austria, Hollanda dhe Anglia. Vit pas viti numri i studentëve që interesohen për studime jashtë shtetit, rritet.”, shtoi Lajthia.

Sakaq, institucionet e arsimit të lartë, nga data 26 shkurt kanë nisur takimet me maturantë në qytete të ndryshme të vendit, duke prezantuar ofertën e tyre akademike.

Rënia e ndjeshme e numrit të studentëve, një prirje që vijon prej vitesh tashmë, është shoqëruar me boshatisje të auditorëve në degë të caktuara ndërsa interesi i të rinjve lidhet ngushtë me mundësitë që jep tregu i punës dhe përfitimet financiare në kohë të shkurtër./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy