Të vdekur në listat e zgjedhësve/ E-Albania s’ka përditësuar të dhënat e gjëndjes civile

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të vdekur në listat e zgjedhësve/ E-Albania s’ka përditësuar të dhënat e gjëndjes civile

Me afrimin e parlamentareve të 25 Prillit, nga qytetarët kërkohet që të identifikojnë emrin në listat zgjedhore bashkë me qendrën e votimit dhe numrin përkatës zgjedhor.

Institucionet përgjegjëse si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme u ofrojnë qytetarëve dy mundësi. Ajo tradicionale, duke shkuar në gjendjen civile përkatëse ku herë pas here publikohen listat e përditësuara të zgjedhësve dhe përmes portalit e-Albania.

Nisur nga problematika e zgjedhjeve të kaluara ku në lista nuk mungonin emrat e personave të ndarë nga jeta, Vizion Plus beri një një kërkim në linkun e-Albania që na sugjeron KQZ.

Kerkimet e gazetares Enkelejda Mema për të vërtetuar se qytetari me inicialet R.S,  edhe pse prej pesë vitesh është ndarë nga jeta, i njihet ende e drejta e votës e vazhduam.

Advertisement

Shkuam në njësinë bashkiake numër dhjetë në Tiranë, aty ku deri para pesë vitesh qytetari R.S ushtronte të drejtën e votës.

Nga këqyrja e listave të përditësuara për herë të fundit në 31 Janarin e këtij viti rezulton se të dhënat e të ndjerit që e-Albani i njeh ende të drejtën e votës nuk ekzistojne. Madje numri zgjedhor që ofron portali i përket një tjetër qytetari, votues i njësisë bashkiake numër 10.

 

Nga ky kërkim i Vizion Plus, rezulton se e-Albania, portali ku sipas qeverise mund të kryejmë një pjesë të madhe të shërbimeve, kur na duhet të marrim të dhënat e sakta për qendrën e votimit me numrin përkatës zgjedhor, ato nuk përputhen me listat e dala nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Advertisement

 

Kështu që kujdes, nëse keni vendosur të votoni më 25 Prill dhe doni të dini se ku është qendra juaj, qëndrojini besnik mënyrës tradicionale, asaj të gjetjes fizikisht të emrit në listat e votuesve deri sa e-Albania të përditësojë të dhënat e përpunuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy