“Teknologjia po vret komunikimin tek fëmijët dhe emocionet”/ Psikologia ngre alarmin: Ja si Inteligjenca Artificiale po shkatërron njerëzimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Teknologjia po vret komunikimin tek fëmijët dhe emocionet”/ Psikologia ngre alarmin: Ja si Inteligjenca Artificiale po shkatërron njerëzimin

Teknologjia e cila po zhvillohet çdo ditë e më shumë po kthehet në armikun kryesor të njerëzimit. E duket se kjo gjë jo vetëm po pranohet nga masa, por edhe nga psikologë, të cilët po ngrejnë alarmin për zhvillimin kaq të madh që po merr teknologjia, por edhe aksesin  që kanë qytetarët.

 

E ftuar në studion e 7pa5, psikologia Eksena Qirici u shpreh se Inteligjenca Artificiale në veçanti por edhe teknologjia në përgjithësi po dëmton komunikimin, kryesisht tek fëmijët, si dhe po vret emocionet.

 

Advertisement

Për psikologën, IA po krijon boshllëk në komunikim dhe nuk po lejon imagjinatën të avancojë, pasi për çdo pyetje apo dilemë që kanë i drejtohen teknologjisë si zgjidhja më e shpejtë.

 

“Teknologjia po vret komunikimin.Fëmijët e vegjël po humbasin aftësinë e komunikimit.

 

Advertisement

Aspektin emocionale, njerëzit sot janë bosh dhe shumë të ftohtë. Teknologjia e të përgjigjet. Ti i bën pyetje dhe ajo të kthen. Kjo do avancojë dhe teknologjia do jetë dominante mbi njeriun.

 

Trurin në punë e vë teknologjia. Ky program ka ndjekur strukturën e trurit. Ti i bën një pyetje dhe merr përgjigje e të duket se është reale. Kjo është ajo që ne ngrejmë alarmin sepse IA po përdoret edhe nga fëmijët.

 

Advertisement

Emocionin nuk e zëvendëson dot njeriun. Kur teknologjia zhvillohet ne jemi të paditur. Pas një kohe do ndryshojë struktura e trurit të një njeriu. Nëse sot shohim boshllëk në komunikim dhe emocional më vonë nuk do kemi zhvillim të trurit. Sepse nuk ke më nevojë të mendosh, sepse merr përgjigje për atë që do“, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy