Tekstet shkollore falas/ Ministrja Kushi: Vazhdon angazhimi ynë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tekstet shkollore falas/ Ministrja Kushi: Vazhdon angazhimi ynë

Në të gjitha shkollat e Shqipërisë vijon shpërndarja e librave shkollorë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale shkruan se: “Këtë vit shkollor vazhdon angazhimi ynë që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas. Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria Shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”.

Advertisement

Znj. Kushi ka shprehur falënderim të veçantë për punonjësit arsimor të cilët janë angazhuar në mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së librave.

“Falënderoj veçanërisht të gjithë mësuesit dhe personelin e shkollave për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi. Suksese në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve dhe mësuesve!”– shkruan ministrja.

Advertisement

Për lehtësinë e prindërve, mësuese dhe vetë nxënësve, shpërndarja e librave po vijon të bëhet sipas një grafiku, i cili ka për qëllim shmangien e radhëve apo grumbullimeve gjatë procesita.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy