Temperatura deri në 32 gradë/ Parashikimi i motit, 24 Maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperatura deri në 32 gradë/ Parashikimi i motit, 24 Maj

Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.

 

Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët evona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, sipas MeteoAlb.

 

Advertisement

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

 

Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy