Temperaturat në ulje/ Parashikimi i motit, 6 shtator

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat në ulje/ Parashikimi i motit, 6 shtator

Orët e para të ditës sot do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave.

 

Parashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë.

 

Advertisement

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy