Tenderi i sterilizimit, SPAK del me njoftim zyrtar: Akuzat që rëndojnë mbi zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tenderi i sterilizimit, SPAK del me njoftim zyrtar: Akuzat që rëndojnë mbi zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 8 urdhër arrestet e kërkuara për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të hetimeve mbi koncesionin e sterilizimit.

 

Në njoftim bëhet me dije se vepra penale që rëndon mbi të akuzuarit është “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi i dokumenteve” apo “mashtrimi”.

 

Advertisement

Hetimet kanë nisur që më 13 janar të vitit 2021, ndërsa ende vijojnë për të nxjerrë para drejtësisë të tjerë të përfshirë. Këtë të enjte u lëshuan 8 urdhër arreste me kërkesë të SPAK.

 

“Arrest me burg” kërkohet për ish- zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ndaj drejtorit ekonomik, Saimir Kadiu dhe ndaj drejtpreshës juridike, Marsela Serjanaj SPAK ka kërkuar arrest në shtëpi.

 

Advertisement

Ndërsa, në masën e sigurisë detyrim paraqitje do të qëndrojë kirurgu i njohur, Arben Gjata, dhe zy Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për akuzën e Falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

 

Me datë 10 dhjetor të 2015, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë koncesionare 10-vjecare me një kompani, e cila ishte planifikuar të zgjaste, ndërsa vlera përllogaritej 100 milionë euro.

 

Advertisement

Po për të njëjtën dosje, prokurori Edvin Kondili ka marrë edhe dëshminë e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja, ndërsa kallëzimi për koncesionin e sterilizimit është bërë në vitin 2019 nga Nisma Thurje.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy