Tension në Tuz, Nik Gjeloshaj përplaset me policinë. Pritet arrestimi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qeveria. Ky urdhër i Gjeloshaj ka sjellë reagime nga qeveria dhe forca të shumta policore kanë nisur aksionin për të mbyllur bizneset.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se policia po ndalon makinat që hyjnë në Tuz, duke krijuar radhë të gjata. Po ashtu janë ndaluar dhe  kamionët që kanë si destinacion Shqipërinë.

Policia mësohet se ka vepruar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit dhe u bëri thirrje pronarëve të dy lokaleve të zbatojnë ligjin.

Por nga ana tjetër Nik Gjeloshaj ka hedhur akuza qeverisë, duke e quajtur një vendim politik urdhrin për mbylljen e bizneseve në Tuz.

Advertisement

Sipas tij është një hakmarrje “për shfaqjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës“, dhe kërkoi që Kryeministri Zdravko Krivokapic ose Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviç të vijnë në komunë.

Pas përplasjes për Nik Gjeloshaj është firmosur një urdhër-arresti në gjuhën shqipe, pasi kreu i Komunës së Tuzit tha se nuk kuptonte urdhrin në gjuhën malazeze.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy