Tensionet në kampin e MEK/ Blendi Çuçi: Anëtarët e organizatës ushtruan dhunë ndaj policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në kampin e MEK/ Blendi Çuçi: Anëtarët e organizatës ushtruan dhunë ndaj policisë

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat për ngjarjen në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

 

Çuçi tha se anëtarët e organizatës MEK ushtruan dhunë të patolerushme ndaj policisë.

 

Advertisement

Ai deklaroi se SPAK veproi vetëm pasi kishte dyshime për aktivitet të jashtëligjshëm.

“Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes.

 

Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit“, u shpreh ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy