Tensionet në Kosovë, reagon ministri serb: Kurti po nxit luftën, nuk ka negociata me Serbinë kur i vë një armë në ballë. Do t’i përgjigjemi çdo përshkallëzimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Kosovë, reagon ministri serb: Kurti po nxit luftën, nuk ka negociata me Serbinë kur i vë një armë në ballë. Do t’i përgjigjemi çdo përshkallëzimi

Pas tensionimit të situatës në Kosovë, ku serbët dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok si dhe hodhën granata dore në Zveçan, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin. Gjatë një interviste në mediat vendase ai akuzoi kryeministrin e  Kosovës Albin Kurti si nxitës të konfliktit.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”.

Ai vlerësoi se pyetja është nëse Bashkimi Evropian ka ndonjë kredibilitet për të vazhduar me bisedimet, nëse mund të jetë sponsori i atyre bisedimeve nëse nënshkrimi i tij nuk respektohet ose nëse ai vetë nuk e respekton atë.

“Pyes veten se cila është alternativa për Bashkimin Evropian, sepse ata kanë treguar se nënshkrimi i tyre nuk është i vlefshëm. Kanë kaluar nëntë vjet dhe ende nuk ka Bashkim të Komunave Serbe. Çfarëdo që të ndodhë, ata i bëjnë thirrje të dyja palëve që të përmbahen. Nga çfarë duhet të përmbahen serbët, nga të jetuarit në Jarinje?  pyeti ministri Vulin. Unë nuk jam i sigurt se kush nuk respektohet këtu. Nëse Kurti është BE, apo vetë BE-ja, nuk jam i sigurt”.

Advertisement

Ministri theksoi se e gjithë ideja e Prishtinës për ndalimin e targave ishte që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranonte atë që bënë ditën e parë, dhe se tani, kur e kuptuan se ai nuk do ta bënte këtë, ata janë në gjendje të mos dinë çfarë të bëjnë më pas.

“Serbia nuk negocion kur i vë një armë në ballë. Serbia, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, ka dinjitet dhe qëndrim, e di se çfarë dëshiron dhe e di shumë mirë atë që nuk e dëshiron. Ata menduan se Presidenti Vuçiç do të pajtohej me një kompromis ditën e parë vetëm për të qetësuar situatën, dhe tani ata nuk e dinë se çfarë të bëjnë”.

Vulin theksoi gjithashtu se Ministria e Brendshme dhe Ushtria janë gati t’i përgjigjen çdo përshkallëzimi.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë e saj dhe Ushtria Serbe janë të gatshme t’i përgjigjen çdo përshkallëzimi, por gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar çdo konflikt dhe gjithçka të jetë paqësore ata duhet të tërhiqen nga veriu i Kosovës.  Serbia ka të drejtë të përdorë helikopterë për të kontrolluar çdo pjesë të territorit të saj deri në vijën administrative, dhe këto janë aktivitetet tona të rregullta. Sigurisht, tani interesi ynë është forcuar më tej për atë zonë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy