Tensionet në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e disa deputetëve: Tymueset u futën në parlament nga Vokshi dhe Koti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e disa deputetëve: Tymueset u futën në parlament nga Vokshi dhe Koti

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga kuvendi të disa kolegëve të opozitës, pas situatës së krijuar gjatë seancën plenare. Mësohet se socialistët kanë kërkuar përjashtimin e deputetëve Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Gazment Bardhi.

 

Po ashtu, është kërkuar përjashtimi edhe për dy zonja deputete, të cilat mund të kenë futur në ambientet e sallës së kuvendit tymuese. Bëhet fjalë për Albana Vokshin dhe Sorina Kotin.

 

Advertisement

Situata e krijuar në kuvend u pasua edhe me shqetësim të ndërkombëtarëve lidhur me sjelljen e opozitës, e cila ndezi tymuese dhe bllokoi zhvillimin normal të seancës parlamentare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy