Tentoi të kalonte emigrant të paligjshëm/ Arrestohet 22 vjeçari në Himarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të kalonte emigrant të paligjshëm/ Arrestohet 22 vjeçari në Himarë

Policia e Himarës ka arrestuar një 22 vjeçar, pasi tentoi të kalonte jashtë kufirit 5 emigrantë të paligjshëm.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se i riu fillimisht nuk iu bind urdhrit për të ndalur, por më pas ai ëstë kapur nga uniformat blu.

 

Advertisement

Himarë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Five”.

 

Advertisement

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari. 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Five”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi E. Gj., 22 vjeç, banues në Delvinë.

 

Advertisement

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Qeparo–Kudhës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë për ndalim shtetasit E. Gj., por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe është larguar. Pas ndjekjes nga Policia u bë munduar kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Gj., si dhe u sekuestrua automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy