Tentoi të kalonte kufirim me mjet të falsifikuar dhe korruptoi policin me 100 euro/ Arrestohet 42 vjeçari në Rinas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të kalonte kufirim me mjet të falsifikuar dhe korruptoi policin me 100 euro/ Arrestohet 42 vjeçari në Rinas

Policia  Kufitare e Rinasit  ka arrestuar një 42 vjeçar me iniciale F.Z, i cili tentoi të kalonte kufirin me mjet identifikues të falsifikuar, duke korruptuar punonjësin me 100 euro.

 

Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro.

 

Rinas

 

Advertisement

Arrestohet në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, me mjet identifikimi të falsifikuar. 

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacioneve që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për korrupsion, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.  

 

Advertisement

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

 

– F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë.

 

Advertisement

Ky shtetas i ka paraqitur fillimisht punonjësve të Policisë, një dokument identifikimi të falsifikuar, dhe më pas iu ka ofruar atyre 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy