Tentoi të vrasë veten pas dhunës së burrit, policia arreston 34-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të vrasë veten pas dhunës së burrit, policia arreston 34-vjeçarin

Vihet në pranga 34-vjeçari qe ushtroi dhune ndaj gruas se tij, e cila më pas tentoi vetëvrasjen.

I prangosur në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, eshte shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në fshatin Orman te Maliqit.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë.

Aktualisht gruaja ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy