Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet në kufi 35-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të vriste gjyshin me thikë, kapet në kufi 35-vjeçari

Korçë – Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë arrestuar një 35-vjeçar që tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që rezultonte në kërkim për tentativë vrasjeje.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, gjatë kontrolleve intensive në kufirin e gjelbër, në afërsi të fshatit Vërnik, Devoll, u kap shtetasi V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, i cili po përpiqej të kalonte kufirin shtetëror në kundërshtim me ligjin.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ndaj këtij shtetasi ishte lëshuar urdhër ndalimi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Hetimet kanë zbuluar se më 04 tetor 2025, 35-vjeçari dyshohet se ka goditur disa herë me thikë gjyshin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Advertisement

Pas kapjes së tij, urdhri i ndalimit u ekzekutua nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy