Tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta false/ Arrestohen tre persona në Kapshticë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta false/ Arrestohen tre persona në Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë ka goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

 

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. M., 41 vjeç, K. P., 32 vjeç, të dy banues në Comoros, Afrikë dhe T. M., 59 vjeç, banues në Paris, Francë.

 

Advertisement

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, dy shtetasit afrikanë kanë paraqitur pasaporta franceze në emër të dy shtetasve të tjerë. Nga kontrolli i mëtejshëm që shërbimet e Policisë Kufitare kryen në sistem, këto dokumente rezultuan të dyshuara të falsifikuara.

 

Në bazë të hetimeve të mëtejshme hetimore dyshohet se shtetasi francez T. M. ka ndihmuar dy shtetasit afrikanë, kundrejt shpërblimit, duke iu siguruar atyre dokumentet e identifikimit, me premtimin për t’i kaluar në drejtim të vendeve të BE-së, nëpërmjet vendit tonë.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy