![Tentuan të vjedhin dhe plagosin pronarin e lokalit në Elbasan/ Arrestohet 46 vjeçari, në kërkim një tjetër](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/11/policia-elbasan-768x432-1-711x400.jpg)
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 46-vjeçarin S.B., ndërsa është shpallur në kërkim Th. B., 36 vjeç, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës.
Sakaq shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës. Shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.